• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 4 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Muzeu

Shpallet fituesi për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e 59-të të Artit në Venedik

J G nga J G
26 November 2021
në Muzeu
0 0
0
Shpallet fituesi për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e 59-të të Artit në Venedik
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i përbërë nga: Sezgin Boynik,Flaka Haliti, Vincent Honoré, Alenka Gregoric, Adrian Paci, zgjodhi midis dymbëdhjetë propozimeve që ishin dorëzuar në thirrjen publike për pavijonin kombëtar në Bienalen e 59-të në Venedik, përcjell InLajmi.

Juria vendosi që Jakup Ferri të jetë përfaqësuesi i ardhshëm i Republikës së Kosovës në Bienalen e ardhshme të Venedikut, me projektin “The Monumentality of the Everyday” kuruar nga Inke Arns.

Vendimi i komisionit u bazua në një projektpropozim të hartuar mirë, i cili përfshin një metodë dhe afat kohor të mirëpërcaktuar të zbatimit. Prezantimi gjithashtu pati një lidhje të qartë me temën kryesore të edicionit të ardhshëm të bienales si dhe një reflektim nga artisti mbi përvetësimin e mediumeve më tradicionale – si vizatimet, pikturat dhe thurjet – dhe integrimin e tyre në një qasje konceptuale të njohur në praktikat e tij të mëparshme.

Anëtarët e komisionit u bindën jo vetëm nga qasja origjinale e artistit ndaj vizatimit, por edhe nga këmbëngulja e tij kokëfortë për mediumin e zgjedhur dhe një mënyre unike të integrimit të motiveve të tij idiosinkratike – që rrjedhin nga vëzhgimet e mprehta të gjërave që e rrethojnë – në një seri punimesh te reja. Komisioni është gjithashtu i bindur se bashkëpunimi me kuratoren e njohur ndërkombëtarisht Inke Arns do të kontribuojë në prezantimin e shkëlqyer të punës së tij në pavijon.

Motivet e gjetura në këto vepra vijnë nga vizatimet e tij intime që funksionojnë si shënime të marrëdhënieve ndërpersonale – ose thënë më mirë, përmbledhje artistike të marrëdhënieve të perceptuara – mes njerëzve që nga pamja e parë duken të lidhur gjatë gjithë kohës, por megjithatë janë të ndarë nga njëri-tjetri, nga qeniet e tjera dhe nga mjedisi i tyre. Këto vizatime të thjeshta dydimensionale dhe fragmente tregimesh i tejkalojnë njerëzit, kafshët dhe rrethanat e tyre, duke propozuar kështu një riartikulim të subjektivitetit dhe propozojnë një reinterpretim të këtyre marrëdhënieve të tjetërsuara. Ne mund t’i interpretojmë këta skenarë hapësinorë unikë si udhëzime për mënyra të reja të mundshme të bashkëjetesës dhe si propozime për një kuptim të ri të ndërvarësisë sonë.

Një aspekt i rëndësishëm i këtyre veprave është edhe lidhja e vizatimeve të artistit me artin dhe zejet tradicionale popullore. Gjegjësisht, vizatimet janë shndërruar në tapiceri, të cilat janë bërë në bashkëpunim me gra nga rajoni nga e ka vetë origjinën artisti. Në këtë mënyrë ai jo vetëm që i bën një nder artit tradicional – i cili dalëngadalë po zhduket – por e lidh këtë traditë me artin bashkëkohor duke i shndërruar të dyja në një përvojë të re. Nëpërmjet krijimit kolektiv të veprave të tij, ai gjithashtu transferon tema dhe çështje bashkëkohore – siç është tjetërsimi në rritje i njerëzve – në histori lumturie dhe optimizmi. “Aftësia e tij për të krijuar kozmologji alternative dhe kushte të reja të ekzistencës … nuk zbulon se kush jemi, por si të gëlltisim shqetësimet dhe frikën e kohës, dhe na tregon se kush dhe çfarë mund të bëhemi është vetëm një nga shumë referencat nga koncepti kryesor i Bienales së ardhshme të Venedikut.

Megjithatë, në vizatimet dhe tapiceritë e tij, Jakup Ferri jo vetëm që tregon histori dhe nxjerr në pah marrëdhëniet mes protagonistëve të tij, por shkon një hap më tej. Me një mungesë hapësire në krijimtarinë e tij që aludon zbrazëtinë, përjetësinë dhe vizatimin e vjetër antik, ai gjithashtu vendos edhe një pengesë kohore përballë nesh. Zhytja në punën e tij është një proces i ngadaltë që kërkon durim dhe një grimcë të imagjinatës sonë. Duke shfaqur disa propozime të gjalla për bashkëjetesë dhe skenarë të mundshëm për të ardhmen tonë, këto vepra ngjallin edhe shpresë./InLajmi/

Tags: Arti i VenedikutBienaljaFituesJakup Ferri
Postimi i mëparshëm

Kurti: Nuk mund të vendosim data e mënyra në procese historike

Postimi tjetër

17 raste të reja dhe 5 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Të ngjajshme Postime

Edicioni i 9 i ekspozitës “Plein Air” me piktorët më të mirë të peizazheve shqiptare
Muzeu

Edicioni i 9 i ekspozitës “Plein Air” me piktorët më të mirë të peizazheve shqiptare

11 December 2023
Galeria Kombëtare e Kosovës shton mbi 60 vepra të reja në koleksionin e saj
Muzeu

Galeria Kombëtare e Kosovës shton mbi 60 vepra të reja në koleksionin e saj

8 December 2023
Muzeu etnografik atraksion me identitet të dyfishtë, ndër më të vizituarit në Gjirokastër
Kulturë

Muzeu etnografik atraksion me identitet të dyfishtë, ndër më të vizituarit në Gjirokastër

4 December 2023
Vazhdojnë punimet për restaurimin e Muzeut Etnografik në Berat
Muzeu

Vazhdojnë punimet për restaurimin e Muzeut Etnografik në Berat

15 June 2023
Hapet ekspozita qytetit, si pikturë, muzikë, arkitekturë
Muzeu

Rezidenca italiane hap dyert për artdashësit

5 June 2023
Hapet ekspozita “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”
Muzeu

Java Kulturore “sjell” Italinë në Berat

2 June 2023
Postimi tjetër
888 raste të reja dhe 38 të shëruar me koronavirus në Kosovë brenda 24 orëve

17 raste të reja dhe 5 të shëruar me koronavirus brenda 24 orëve në Kosovë

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu