Për sulmin që ka ndodhur sonte në Gllogjan ku u sulmua një autobus i stërmbushur me nxënës, e ku mbetën të vdekur 3 persona, ka reaguar edhe kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell InLajmi.
“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Tutje Rama u ka shprehur ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde.
“Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, ka thënë Rama.
Postimi i plotë i tij:
Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve.
Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.
/InLajmi/