Në fillimin e fjalimit të tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se ‘’Ne shqiptarët jemi njerëz optimistë, edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi, themi të jetë me bereqet’’, raporton InLajmi.
E pas marrjes së fjalës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të donin që ta prisnin Qeverinë e Kosovës me një mot me diell.
“Do kishim dashur t’iu prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur i mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë”, e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përpara ministrave të 2 kabineteve qeveritare.
Ndryshe në mbledhjen e sotme të 2qeverive pritet të nënshkruhen rreth 16 marrëveshje./InLajmi/