Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur snë mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, e cila po mbahet në Elbasan, raporton InLajmi.
Në fillim të fjalimit Kurti ka thënë se edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi, themi të jetë me bereqet.
“I nderuar kryeministër i Shqipërisë, zotëri Edi Rama, i dashuri Edi, të nderuar ministra të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, ne shqiptarët jemi njerëz optimistë, edhe kur dita nuk është me diell dhe bie shi, themi të jetë me bereqet“, tha Kurti.
Ai gjithashtu tha se duhet të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë.
Tutje ai ka cituar fjalët e këngëtarit Nikollë Nikprelaj i cili thoshte se ne jemi si 2 degë lisi.
“Sa herë vij në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi me dy degë lisi, packa se me dy dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj”, tha Kurti.
Më pas Kurti ka thënë se çështja e flamurit kombëtar do të mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të
“Ajo që ndjej sidomos në Kosovë duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve. Kjo dot mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të”, shtoi Kurti.
“Të thuash se jemi të lumtur që jemi komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete se kështu jemi më të fortë që është sa tepri”, tha ai.
“Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Sa më i mirë i ndërtuar horizonti i marrëdhnieve tona. Integrimi ynë mes shteteve tona është edhe strategjik por edhe i parimit. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet në cilësinë e marrëdhënieve të tyre”, tha Kurti në mbledhjen e 2 qeverive.. /InLajmi/