Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës për media janë pyëtur në lidhje për organizimin e një referendumipër realizimin e bashkimit kombëtar, përcjell InLajmi.
Kurti tha së çeshtja e bashkimit kombëtar po moskuptohet, e sipas tij bashkimi kombëtar nuk është diçka që zgjidhet, por diçka që të zgjedh.
“Mua më duket që ka një moskuptim te çështja e bashkimit të shqiptarëve. Nuk është një send që e zgjedhim, por është një intencë që na zgjedh. Nuk mund të vendosemi në procese historike e të vendosim data e mënyra”, tha Kurti. /InLajmi/