Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile dhe tregtare, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se kjo marrëveshje do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë.
Postimi i plotë i saj:
E zotuar me vullnet dhe gatishmëri, krahas ministrave të Kabintetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe pranë kolegëve nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, nënshkruam Marrëveshjen për ndihmë juridike në çështjet civile dhe tregtare, e cila do të rregullojë procedurat në gjendjen civile, çështjet familjare, marrëdhëniet e punës, çështjet e pronësisë, marrëdhëniet tjera civile ose tregtare të personave fizik por edhe të personave juridik.
Integrimi i institucioneve tona kombëtare të të 2 shteteve, do t’i forcojë ato dhe si të tilla do t’iu shërbejnë më mirë e më shumë qytetarëve tanë, të cilët çdo herë e më shumë do të ndihen dhe trajtohen plotësisht si në atdheun e tyre, pavarsisht nëse do të jenë andej apo këtej kufirit./InLajmi






















