Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e 2 qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet në Elbasan, i cili ka deklaruar se do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi ashtu siç ramë dakord për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë, raporton InLajmi.
“Hiqet edhe diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës dhe mosdëshirës së burokracisë në të dy anët. Është marrëveshje inovatore. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prej të dyja qeverive prioritet dhe paraprija e thellimit të këtij bashkëpunimi si nevojë urgjente për të fuqizuar kapitalin tonë njerëzor është detyra jonë. Pas nisjes së punës për hekurudhën nënshkruajmë një memorandum bashkëpunim për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar sepse hedhim një hap konkret. Jemi të bindur që në varësi të këtij studimi do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve”, tha tutje ai.
“Nga ana tjetër jemi shumë të qartë që në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. Jemi të vetëdijshëm që një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike janë çështje burokratike. Më vjen mirë që firmosim sot për lehtësimin e kalimit doganor. Kemi gjetur një rezonim të plotë bashkë me kryeministrin. Jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës të krijohen në godina të përbashkëta”, shtoi tutje Rama.
“Është një racionalizim edhe i shpenzimeve sepse në këtë mënyrë mund të paguajmë më pak për të pasur hapësirat. Dhe mund të punojmë më shumë për mbajtjen gjallë të nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufijve me diasporat tona. Koordinimi mes nesh është themelor dhe këto marrëveshje kanë një karakteristikë dhe nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë të mbeten në kalendat greke. Sot është nevoja për të zbatuar ato masa në mënyrë që nga gjithë dakordësitë në letër të kalohet në realitet tjetër në terren për mallrat dhe shërbimet që hapësira e përbashkët të jetë realisht hapësirë e përbashkët”, tha Rama
Rama tutje u shpreh se të diplomuarit nga 2 shtetet do të kenë mundësi të njohjes reciproke, ku verifikimi dë të bëhet në mënyrë elektronike.
“Të diplomuarit nga universitetet tona do të kenë mundësi të njohjes reciproke të diplomave, verifikimi do të bëhet në mënyrë elektronike dhe do të hiqet burokracia e panevojshme”, u shpreh ai./InLajmi/