Ali Ahmeti kryetari i BDI-së në Maqedoni, është shprehur tejet i tronditur dhe i shokuar lidhur me sulmin që ka ndodhur sonte në Gllogjan ku mbetën të vdekur 3 persona, shoferi i autobusit dhe 2 nxënës, përcjell InLajmi.
E këtë sulm, Ahmeti tha se e dënon në formën më të rreptë të mundur, siç tha ai, sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur.
“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu. I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar“, ka shkruar Ahmeti në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i tij:
Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time.
Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu.
E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur.
I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar.
/InLajmi/