Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Ferizaj, i cili është gjetur i shtrirë në dysheme, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipet e mjekësore të emergjencës e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore
Njoftimi i plotë i policisë:
Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ka gjetur të shtrirë në dysheme një person. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore./InLajmi/