Zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov sot ka thënë se sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të gjitha viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi të martën në Bullgari, kanë vdekur nga zjarri.
“Të gjitha viktimat në autobusin e aksidentuar kanë vdekur nga mbytja si pasojë e zjarrit, e jo nga lëndimet nga vetë aksidenti, sipas të dhënave të ekspertizës mjeko-ligjore të caktuar nga hetimi, njoftoi sot zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov.
Autobusi u përfshi nga flakët në autostradën Struma, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit, raporton mediumi bullgar Dnevnik.
Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e 46 viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç, transmeton Sinjali.com
Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital.