Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përcjell InLajmi.
Siç e dijmë sot Ilir Meta është duke qëndruar për vizitë në Kosovë dhe ka realizuar takime me liderët shtetërorë e politikë të Kosovës.
I pari që e priti në vizitë presidentin shqiptar ishte lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ndërsa gjatë ditës ai u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufcën,kreun e PDK-së Memli Krasniqi si dhe kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku./InLajmi/