Pjesëtarët e Regjimentit të 2-të të Komandës së Forcave Tokësore kanë përfunduar trajnimin 10 javor “ Komando dhe Bjeshkatari” të realizuar në zonën e Istogut dhe të Mitrovicës, me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe urbane, përcjell InLajmi.
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se pjesëtarët e FSK-së në vazhdimësi ndjekin trajnime të tilla.
Këto trajnime po realizohen nga instruktorët e Ushtrisë Turke me qëllim të avancimit dhe ngritjes së aftësive taktike për pjesëtarët e KFT-së./InLajmi/