Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë rreth 10%.
Kurti foli para deputetëve për projektligjin mbi ndarjet buxhetore, ku ka thënë se ekzekutivi që drejton deri më tani ka marrë afër 400 vendime.
Gjithashtu Kurti deklaroit se ekonomia e Kosovës asnjëherë nuk ka parë rritje më të madhe ekonomike sesa këtë vit.
“Tani po e vërejmë se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje të mirë për qeverisje që nuk keqpërdor dhe abuzon, që synim parësor ka zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe ngritjen e mirëqenies sociale. Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit”, tha ai./InLajmi/