Pas vendimit të Gjykatës Supreme për rivotim përmes postës për Dragashin, KQZ ka mbajtur sot një mbledhje urgjente dhe ka vendosur që të përsëritet votimi për votuesit nga diaspora, përcjell InLajmi.
Pra, është marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e 2 të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Dragashit të fillojë më 29 Nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.
E të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik–18 gusht 2021, .
Ndryshe, numri i votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragashit është 1.090./InLajmi/