Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është vizituar në Hagë nga vajza e tij, Gresa, pëcjell InLajmi.
“Në vizitën e fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë’’, u shpreh Gresa.
Ndryshe ish-krerët e UÇK-së po mbahen për më shumë se një vjet në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Postimi i plotë i saj:
Në vizitën tonë të fundit në Hagë, babi sapo kishte përfunduar shëtitjen dhe erdhi në dhomën ku takohemi çdo herë.
Duart ende i kishte të ftohta, por perqafimet i ka të ngrohta gjithmonë.
Sa shumë mall e krenari ndjejm per ty çdo ditë!/InLajmi/