Gjykata Supreme e Kosovës ka urdhëruar KQZ-në, që procesi votimit për raundin e 2 të zgjedhjeve për kryetar në Dragash, të përsëritet, përcjell InLajmi.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës, thonë se i është pranuar kërkesa e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini, dega në Dragash, i cili kishte kërkuar përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për kryetar të komunës së Dragashit.
Përndryshe në kërkesën e miratuar të Gjykatës Supreme, kërkohet mga KQZ-ja që të organizojë përsëritjen e këtij procesi të votimit nga jashtë /inLajmi/.