Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, duket se është “mërzitur” me mungesën e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazit, në seancat e Kuvendit, përcjell InLajmi.
Ajo ka treguar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka munguar në seancën e Kuvendit, duke shkruar se “Hakiu mungon”.
Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë ai, i cili ka theksuar se ka një sër faktorësh që e kanë shtyer ta bëjë këtë veprim në këtë kohë, por që nuk ka sqaruar asgjë më shumë.
“Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë”, ka shkruar Abazi./InLajmi/




















