Pas shumë lotëve, emocioneve, lojës së mrekullueshme që e ka bë në shtëpinë e Big Brother VIP në Shqipëri, këngëtarja e njohur kosovare e cila ishte banore në këtë shtëpi, Filloreta Raçi-Fifi sot e la shtëpinë, përcjell InLajmi.
Se përse e la shtëpinë, Fifi tha shkurt se do të merret me veten dhe se nuk mund të qëndroj më aty sepse po i ‘zihet’ fryma.
E prej momentit të alivanosjes së Fifit që ndodhi ditë më parë, reagimet kundrejt saj kanë qenë të shumta, disa nga to të mira dhe mbështetëse, por disa të këqija.
Së fundmi për largimin e Fifit nga shtëpia ka reaguar edhe kënëgëtarja e njohur kosovare, Shkurte Gashi, përmes rrjeteve sociale.
“Ti je fituese e dashur, për ndjenjat e bukura që na dhurove”, ka shkruar Shkurte Gashi.
/InLajmi/