Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj konference zëvendëskryeministrja Rexhepi ka përmendur rastin e dhunës ndaj komuniteteve në Gjakovë e Prizren, ku sipas saj, kryesit e këtyre veprave duhet që të dënohet, për çka ftoi Prokurorinë ta hetojë rastin.
“Të gjithë kemi dhënë propozime se gjykojmë secilin lloj të diskriminimit. Në Prizren dhe Gjakovë ku ka ndodhur rasti presim nga Prokuroria a do të iniciohet padi. Do të shohim çka do të ndërmarrë avokati dhe do ta përcjellim këtë proces me vëmendje”.
“Në këtë situatë jemi të gjithë solidarë dhe apelojë te popullata të edukojnë fëmijët e tyre gjë që është shqetësim sepse paraqet konflikt. Nuk duhet ta gjykoni dikë si duket. Do t’i dënojmë kryesit e veprave të tilla”.
Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se janë të brengosur me rastet e dhunës kohët e fundit ndaj komuniteteve.
“Rasti në Gjakovë është se është jep jehonë e madhe. Është për t’u vlerësuar edhe reagimi i Shoqatës së Gastronomëve. Si Qeveria jemi të angazhuar të punojmë në këtë drejtim”.
“Legjislacioni ekziston, por duhet të shihet funksionimi i tyre dhe mundësinë e krijimit të instrumenteve shtesë për raportimin e rasteve të tilla ku qytetarët mund të raportojnë sa i përket diskriminimit”.
“Tash e kemi edhe Ligjin për të drejtat e konsumatorit dhe të shohim a ka vend për inspektorë që të jetë e gatshme për shqiptimi e gjobave”. /InLajmi/