Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në selinë e PDK-së, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka bërë të ditur se në takim është biseduar për vizionin mes 2 shteteve, drejt një të ardhme të shëndoshë të shqitarëve në rajon.
‘’Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot, me bashkëpunëtorë, prita në selinë e LDK-së, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Biseduam hapur për vizionin tonë të përbashkët drejt një të ardhme më të shëndoshë të shqiptarëve në rajon; perspektivën euroatlantike të dy shteteve, dhe kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë rrugëtim. Kosova dhe Shqipëria çdo rrugëtim duhet ta kenë në sinkron të plotë politik./InLajmi/