Ish-presidenti, Hashim Thaçi, vizitohet në Hagë nga vëllai i tij Blerimi dhe miku i tij Milaim Cakiqi, përcjell Inlajmi.
Miku i tij shprehet se është ndjerë mirë që e ka takuar Thaçin sepse takimet me të janë gjithmonë frymëzuese. Ai thekson se ‘Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!
Përndryshe, ish-krerët e UÇK-së, po mbahen më shumë se një vjet në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
T’fala nga Haga!
Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re.
Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar.
U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh! /Inlajmi/