Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për datën 24 Nëntor 2021, janë konfirmuar 15 pacientë me koronavirus, të cilët po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, përcjell InLajmi
Ndërsa 44 pacientë janë duke u trajtuar, 15 janë konfirmuar sot dhe 29 janë të shtrirë me post-Covid.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
15 pacientë të konfirmuar me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar, sipas raportit të punës për datën 24 nëntor 2021, janë duke u trajtuar 44 pacientë, prej tyre 15 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 29 janë të shtrirë si post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID-19
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë , /InLajmi/