Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kërkoi nga qytetarët që ta kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke iu bërë thirrje që të shfrytzojnë alternative tjetër ngrohëse, raporton InLajmi.
“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prekë Kosovën, qytetarët duhet që të kursejnë rrymën, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes”, ka thënë ajo.
Sipas Rizvanollit rrezikohet që të rritet eksporti dhe furnizimi i rregullt me rrymë, si dhe të rriten tarifat per muajin Prill të vitit të vitit të ardhshëm, kjo si pasoj e moskursimit të energjisë.
“Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga Prilli i vitit të ardhshëm”. /InLajmi/