Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë nga Graqanica ka njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell InLajmi.
I njëjti ka bërë të ditur se mjetin e dyshuar shpërthyes e kishte hasur sa ishte duke punuar në mal.
Policia dhe FSK kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Graqanicë 23.11.2021 – 16:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në pyll ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësitë përkatëse policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësitë përkatëse të FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes. /InLajmi/