Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit 5 vjeçar në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Blendi Çuçi, pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas tij, qeveria shqiptare ka miratuar sot marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve, përcjell A2Cnn.
“Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”ka thënë Çuçi.