Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në Vragoli, në ora 16:45, në të cilën ka pasur lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë 3 persona, kurse të përfshira 2 vetura, përcjell InLajmi.
Dyshohet se shkaktari i aksidentit është mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.
Policia e Kosovës apelon nga të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të respektojnë shenjat dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, si dhe të shmangin përdorimin e telefonave mobil gjatë vozitjes! /InLajmi/