Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 24 Nëntor.
24 Nëntor 1642 – detari holandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nderë të tij u quajt Tasmania.
24 Nëntor 1922 – Shkrimtari dhe pjestari i IRA-s, Robert Erskine Childers, u ekzekutua nga Shteti i Lirë Irlandez për mbajtje të pistoletës pa leje.
24 Nëntor 1947 – Robert Schuman zgjedhet premier i Francës.
24 Nëntor 1963 – Lee Harvey Oswald u vra nga Jack Ruby në bodrumin e departamentit policor në Dallas në transmetim të drejtë për drejtë televiziv.
24 Nëntor 1966 – Aeroplan bullgar me 82 udhtarë u rrëzua në Bratisllavë, Sllovaki.
24 Nëntor 1966 – New York City përjeton ditën më me shumë smog në historinë e vetë.
24 Nëntor 1976 – Tërmet prej 7,3 në Rusi dhe Iran mori 5.000 viktima.
24 Nëntor 1993 – Në Liverpool, 11 vjeçarët Robert Thompson dhe Jon Venables u dënuan për vrasje të 2 vjeçares James Bulger.
24 Nëntor 1859 – Shkencëtari britanik, Charles Darwin, publikoi veprën me titull “Mbi Origjinën e Specieve”, e cila do të shkaktonte debate të ashpra ndërmjet botës së shkencës dhe institucioneve fetare. Darwini shpalosi për herë të parë në këtë libër edhe tezën e tij të njohur si “Teoria e Evolucionit”.
24 Nëntor 1976 – Një tërmet 7,2 ballësh goditi qytetin Van të Turqisë dhe rrethinat e tij. Në këtë fatkeqësi natyrore humbën jetën 3.840 persona.
24 Nëntor 1989 – Terroristët e PKK-së bënë masakër në fshatin Ikiyaka të rrethit Hakkari. Ata vranë barbarisht 28 persona, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.
24 Nëntor 1991 – Freddy Mercury, solist i grupit të famshëm “Queen”, u nda nga jeta në Londër.
24 Nëntor 2015 – Marrëdhëniet turko-ruse u bënë skenë e krizës më të madhe në historinë e kohëve të fundit. Një avion luftarak rus i tipit “Su-24”, i cili ishte ngritur në fluturim nga qyteti Latakia i Sirisë, u rrëzua nga avionët luftarakë turq të tipit “F-16” pasi kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.
24 Nëntor 2017 – Terroristët e Al-Kaidës sulmuan me bomba dhe armë një xhami në qytetin Arish të Egjiptit. Në këtë sulm terrorist gjetën vdekjen 305 veta dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.