Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas tragjedisë me autobus në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut, përcjell InLajmi.
Sveçla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe të mbijetuarve nga ky aksident.
Ministri Sveçla ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më shpejtë të gjithë të lënduarve.
Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gatishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë./InLajmi/