Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shendetësor të Kosovës nuk i mbështesin prostetat organizatavë të cilat janë paralajmruar për ditët në vijim, përcjell InLajmi.
Kjo sindikatë ka marre vendim të mos e mbeshtësin protestën për faktin se ata e konsiderojnë se koficienti për kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata terciar nuk është vlërsim meritor.
Prandaj kjo sindikatë kërkon që koficienti i tyre të rritët në 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.
“Injorimi i kërkesës së komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për një mirëqenie më të mirë, do ketë për pasojë shfrytëzimin e të gjitha të drejtave kushtetuese, masave dhe veprimeve sindikale duke mos kursyer asnjë nga ato“ thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Sindikatës së Infermierëve:
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës nuk i mbështetë protestat e organizatave tjera të paralajmëruara pëe ditët në vijim.
Këtë vendim e mbështesim në faktin që konsiderojmë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe prifesionistët tjerë shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve tona dhe profesionit në përgjithësi.
Andaj inkurajojmë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në të gjithë vendin që mos t’u bashkangjiten protestave apo grevave qëllimi i të cilave është presioni që Ligji i Pagave të buxhetohet, të procedohet përfundimsht në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga ky ligj të përfitojnë vetëm disa karegori, ndërsa komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do kenë asnjë dobi me koeficientët aktual.
Infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të cilët ende nuk janë anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës shpresojmë që do bëjnë zgjedhjen e duhur në interesin e tyre, ndërsa poashtu bashkangjitja në protesta dhe greva apo jo është vendim personal i tyre.
Kërkesa e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës është koeficienti 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.
Çdo koeficient tjetër jashtë kësaj kërkese për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës është i papranueshëm.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës është e hapur që të dialogoj me të gjitha institucionet dhe palët e interesit, ndërsa në asnjë mënyrë nuk do pranojmë kompromise që i dëmtojnë komunitetet tona, siç është tendenca që koeficientët tanë të rregullohen me amandamentim.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që koeficienti 3.2 për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor të figuroj si i tillë në Ligj të Pagave.
Injorimi i kërkesës së komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për një mirëqenie më të mirë, do ketë për pasojë shfrytëzimin e të gjitha të drejtave kushtetuese, masave dhe veprimeve sindikale duke mos kursyer asnjë nga ato.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës. /InLajmi/