Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Bullgari, përcjell InLajmi.
“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët.. Dhimbje”, ka shkruar ai.
Përndryshe së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.