Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti tragjik në Bullgari, përcjell InLajmi.
Rama ka shkruar se ky aksident fatal na trishtoi e na dha dhimbje të thellë.
Postimi i plotë i tij:
Shumë dhimbje e trishtim!
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na trishtoi e na dha dhimbje të thellë.
U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave./InLajmi/