Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, përcjell InLajmi.
“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje”, ka shkruar Pendarovski në Facebook.
Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve ndërsa paqe të qetë viktimave.
“Në ditët e zisë që pasojnë, uroj paqe të qetë shpirtrave të të vdekurve dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkroi më tej Pendarovski.