Para Ambasadës së Maqedonisë në Sofje, qytetarët vendosën lule të freskëta në shenjë ngushëllimi për qytetarët e rënë maqedonas.
Të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”.
Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të shpallet 3 ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, përcjell Reporteri.
Për shkak të aksidentit tragjik të gjitha Ambasadat e Maqedonisë së Veriut dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë.