Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe të të lënduarve në aksidentin tragjik në Bullgari, përcjell InLajmi.
Mehaj ka thënë se të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira!
‘’Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!’’, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Dhembje shumë e madhe me rastin e humbjes së jetës së 46 qytetarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentit tragjik në Bullgari.
Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarëve.
Të gjithë jemi me ju në këto çaste shumë të vështira!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!/InLajmi/