Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndorn në beograd i cili është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak, i cili ka publikuar edhe një foto nga takimi.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Shumë për të ndjekur pas takimeve të mia këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter./InLajmi/