Ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka përkujtuar Xhemajl Mustafën në 21 vjetorin e vrasjes së tij, përcjell InLajmi.
Hoti ka shkruar se vrasja e tij ishte një ndaj përpjekjeve të tij, si dhe të shumë bashkëveprimtarëve të tij në krye me Presidentin Rugova.
‘’Sot, në përvjetorin e vrasjes, e kujtomë gazetarin, publicistin, shkrimtarin dhe këshilltarin politik të Presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa. Ai ishte veprimtar i jashtëzakonshëm i #LDK. Vrasja e tij ishte goditje ndaj përpjekjeve të tij, si dhe të shumë bashkëveprimtarëve të tij në krye me Presidentin Rugova, për ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë në Kosovën e dalë nga lufta’’, ka shkruar Hoti./InLajmi/