5 ndeshje, 5 fitore – Bayern Munich është i frikshëm në Ligën e Kampionëve.
Në sfidën e radhës, të besuarit e Julian Nagelsmann, e mposhtën 2-1 Dinamon e Kievit
Bayerni e nisi furishëm takimin duke shënuar 2 herë në pjesën e parë.
Robert Lewandowskit për 1-0 në minutën e 14’, dhe Kingsley Coman për 2-0 në minutën e 42’, shënuan për mysafirët.
Në pjesën e 2, vendasit dolën në fushë me një tjetër fytyrë.
Ata ruajtën portën deri në fund, por në anën tjetër edhe përkundër tentimeve, shënuan vetëm njëherë, për rezultatin përfundimtar 1-2, shkruan Gazeta Express
Bayern tashmë është lider me 15 pikë nga po aq të mundshme deri më tani dhe ka kohë që është kualifikuar, derisa sonte mund të kualifikohet edhe Barcelona, që i duhet patjetër fitorja kundër Benficas.