Dogana e Kosovës jep detaje të reja pas aksionit për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtin e telefonave mobile, përcjell InLajmi.
Pas kontrollimit të 6 lokacioneve të dyshuara, në lagjen Ulpianë në Prishtinë janë konfiskuar rreth 200 telefona të menqur pa mbulesë të dokumentave.
Dogana bëri të ditur se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime.
Përndryshe Dogana inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për mbrojtjën e interesit të shtetit, duke iu pamundsuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e tyre.
Njoftimi i plotë nga Dogana e Kosovës:
Dogana kontrollon 6 lokacione dhe konfiskon rreth 200 telefona të menqur
Prishtinë 23 nëntor 2021 – pas sigurimit të informatave përmes rrugëve operative Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë së Kosovës sot kanë ndërmarr një aksion për kontrollimin e dyqaneve që merren me tregtimin e telefonave mobil.
Aksioni ka qenë i shtrirë në gjashtë lokacione të dyshuara, njësit e doganës kanë arritur qe gjatë aksionit të zbulojnë sasi të konsiderueshme të telefonave si dhe kanë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave brenda lokaleve të kontrolluara.
Gjatë kontrolles janë gjetur rreth 200 telefon të llojeve Iphone dhe Samsung pa mbulesë dokumentare. Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe hetime.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit. /InLajmi/