Është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosoës, ku as në këtë seancë nuk është miratuar raporti vjetor financiar për buxhetin e vitit 2020, raporton InLajmi.
Për votimin e kësaj pike të rëndit të ditës nuk ka pasur kuorum, ku edhe deputetët e opozitës kanë votuar kundër.
“Prapë nuk ka kuorum për tu votuar kjo pikë. Vetëm 60 deputetë kanë votuar 53 për, 6-të kundër, një abstenim”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. /InLajmi/