Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe të lënduarve të aksidentit tragjik që mdodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, përcjell InLajmi.
Abdixhiku ka shkruar se kjo ndodhi na la pa fjalë e me dhimbje shumë, secilin prej nesh.
Ai ka bërë të ditur se këtë mëngjes i ka shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Postimi i plotë i tij:
Një mëngjes i trishtë e me dhimbje plot.
Lajmi për humbjen tragjike të 46 jetëve në aksidentin fatal në Bullgari, na lë pa fjalë e me dhimbje shumë secilin prej nesh.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe. Lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.
Në emër të LDK-së, sot në mëngjes i kam shprehur ngushëllime dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./InLajmi/