Në aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së martë në Bullgari, humbën jetën 46 persona shumica prej të cilëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Në mesin e viktimave janë edhe 12 fëmijë dhe të mitur.
Nga udhëtarët që ishin brenda në autobus që po vinte nga Stambolli për në Shkup, mbijetuan shtatë persona e në mesin e tyre ishin edhe çifti i fejuar, Lulëzimi nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.
Ata për Alsat-M treguan për përjetimet në ngjarjen tragjike dhe se si kishin arritur të mbijetojnë.
Rrëfimin e Lulëzimit dhe Medinës, i gjeni më poshtë:
https://youtu.be/qV8MUxZvn8U