Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit nga Ministria nga fillimi të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.
Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. Në total numri i rasteve aktive është 330.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB /InLajmi/