WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorur nga ne po rishkruan politikën e tij të privatësisë si rezultat i një gjobe të madhe të vendosur në fillim të këtij viti për mbrojtjen e të dhënave.
Pas një hetimi, mbikëqyrësi irlandez i mbrojtjes së të dhënave e gjobiti me 225 milion € dhe urdhëroi WhatsApp të ndryshojë politikat e tij
Kompania po apelon kundër gjobës, por këmbëngul se nuk po ndryshon asgjë në lidhje me shërbimin e saj aktual.
Ndryshimet do të shfaqen vetëm në versionin evropian të privatësisë, i cili është i ndryshëm nga versioni që zbatohet në pjesën tjetër të botës.
“Nuk ka asnjë ndryshim në proceset tona apo marrëveshjet kontraktuale me përdoruesit, dhe përdoruesve nuk do t’u kërkohet të bien dakord për asgjë ose të ndërmarrin ndonjë veprim për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, tha kompania në një deklaratë për mediat, transmeton Euronews.
Politika e re e privatësisë përmban shumë më shumë informacion rreth asaj se çfarë bëhet saktësisht me informacionin e përdoruesve dhe se si WhatsApp bashkëpunon me ‘Meta’, kompaninë mëmë për WhatsApp, Facebook dhe Instagram