Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare nga Dibra me famë botërore, së fundmi ka treguar sukseset që i ka sjellë muzika, përcjell InLajmi.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, Rexha ka publikuar 3 nga këngët e saj që kanë grumbulluar mbi një miliard klikime.
“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be”, janë projektet më të suksesshme të Rexhës që e kanë shndërruar në një yll të pazëvendësueshëm.
“Mirë se vini në klubin e miliarderëve “Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë”.
“Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Rexha /InLajmi/