Kastriot Sopa (4-0, 2 KO) ka mposhtur mongolin, Bazargur Jurgder (2-3-1, 1 KO) me vendim unanim pas 6 raundeve.
Sopa e dominoi meçin dhe me mjeshtri kreu detyrën duke shënuar edhe një fitore në karrierën e tij të profesionistit, përcjell IndeksOnline.
Ai ka shënuar 4 fitore të vlefshme këtë vit. Sopa dikur reprezentues i rregullt i Gjermanisë, ka shumë potencial për të ardhmen.