Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar në Prizren për t’i uruar fitoren për zgjedhjet lokale kandidatit të partisë së tij, Shaqir Totaj, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka falënderuar qytetin e Prizrenit, që sipas tiuj i kanë dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes 4-ër vjeçare.
Ai gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që modeli zhvillimor i PDK-së të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist siç është kryetari Totaj.
Postimi i plotë i tij:
Në kryeqytetin tonë historik e kulturor, sot erdha për t’i uruar punë të mbarë kryetarit të ri Shaqir Totaj dhe për të falënderuar përsëri qytetarët e Prizrenit, të cilët e rikthyen besimin në Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë fund stagnimit dhe keqqeverisjes katër vjeçare.
Ka ardhur koha që modeli zhvillimor qeverisës i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathët, e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj. /InLajmi/