Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se 49 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat për koronavirus të QKUK-së dhe spitalet rajonale, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 13 pacientë janë duke u mbajtur me oksigjenoterapi ndërsa 2 janë në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
Ndërsa me koronavirus janë 16 pacientë të shtrirë, ndërsa 28 të tjerë janë post-covid.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë/InLajmi/