Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një shofer pasi i njejti ka goditur 2 këmbësor, ku si pasojë e kësaj, lëndime kanë pësuar një femër dhe një mashkull, e viktima femër ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Sipas raporti të policisë, viktima ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obuksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Veterrnik, Prishtinë, 21.11.2021 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar , pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasoj, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/InLajmi/