Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se se tash e një kohë kemi degjenerim të jetë parlamentare, raporton InLajmi.
Tahiri këto komente i ka dhënë pas dështimi të mbledhjes së Kryesisë së Dështimit, ku ka thënë se nuk duhet fajsuar opozitën.
“Edhe kjo seancë u dashtë të caktohej me vendim nga kryetari në pamundësi të caktimit nga Kryesia për shkak se nuk kishte kuorum”.
“Mazhoranca nuk mund të fajësojë opozitën pse nuk funksionon Kryesia e Kuvendit sepse mazhoranca është ajo e cila i ka numrat edhe në Kryesi edhe në seancë”.
“Mirëpo, tash e një kohë të gjatë ka një degjenerim të jetës parlamentare në vendin tonë fatkeqësisht diçka që nuk e dëshirojmë askush dhe më së paku ne si opozitë”. /InLajmi/