Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka njoftuar policinë se i është djegur shtëpia në fshatin Raqë të Gjakovës, përcjell InLajmi.
I njëjti ka deklaruar se nuk ka informacione se kur i është djegur shtëpia, por se të djegur e ka gjetur pasi është kthyer nga Zvicra.
ZJARRVËNIE /Fsh. Raqë, Gjakovë 19.11.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pasi është kthyer nga Zvicra, ka vërejtur se shtëpia e tij është e djegur. Ankuesi nuk din se kur ka ndodhur incidenti. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin./InLajmi/